Skip links

Rreth ALINOX

ALINOX SH.P.K. është një lider në tregun e produkteve dhe materialeve nga Inox-i, Alumini, Bakri, Bronz dhe Messing.
Me njohuri pune më shumë  se 30 vjeçare duke ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat e industrive të ndryshme, ne kemi krijuar një reputacion të shkëlqyer për cilësinë dhe inovacionin në prodhimin e produkteve të Inox-it, Aluminit, Bakrit, Bronzit dhe Messingut.

Gama jonë e produkteve përfshinë një shumëllojshmëri të gjerë të artikujve të Inox-it, Aluminit, Bakrit, Bronzit dhe Messingut. Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe proceseve të avancuara të prodhimit siguron që produktet tona të jenë të përshtatshme për aplikacionet më të kërkuara dhe të përmbushin standardet më të larta të cilësisë.

Jemi të përkushtuar për ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë në mënyrë të plotë. Jemi krenarë për bashkëpunimin tonë të qëndrueshëm dhe afatin e shkurtër të dorëzimit të porosive. Për më shumë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve tona, na kontaktoni sot ose vizitoni në magecinen tonë.

Fehmi Agani 59 15000 Mazgit Kosovo